Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Reshjet e dendura të borës/ Rruga e Arbrit e pakalueshme! Policia Rrugore apel shoferëve

1646120464_f62b36f002774cd4a6830f074b92b09c-752x440

Moti i keq, me reshje të dendura dëbore e erë të fortë, ka përfshirë vendin.

Në veri dhe juglindje dëbora ka arritur në disa centimetra trashësi. Për pasojë, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.

Leave a comment