Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Komiteti i Ekspertëve heq më në fund orën policore, fëmijët mbi 12 vjeç duhet të…

-640-0-621f441017d6d

Komiteti i Ekspertëve ka dalë në një deklaratë në lidhje me situatën Covid në vendin tonë, ku ka vendosur që të hiqet ora policore.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se përveç heqjes së orës policore, masat e tjera nuk ndryshojnë, duke marrë parasysh që qytetarët që duan të hyjnë në Shqipëri, do tiu kërkohet pasaporta e vaksinimit, ose testi negativ i Covid.

Nga ana tjetër, edhe pse të gjithë treguesit e pandemisë janë në rënie, Komiteti rekomandon vaksinimin e të gjitjë fëmijëve mbi 12-vjeç, ndërkohë që derimë tani kjo këshillohej vetëm për ata fëmijë me sëmundje shoqëruese.

Alban Ylli: Është e vërtetë që për të gjykuar mbi rrisqet, dhe masat e shëndetit publik, ne shohim me vëmendje masën e vaksinimit. Mbetet e nevojshme që të bëjmë akoma më shumë në lidhje me vaksininimin. Janë kryer 2 736 000 doza, 57% e popullsisë është e vaksinuar me të dyja dozat. Mos të harrojmë që në grupmoshat me rrisk, mbulesa vaksinale është e lartë. Duke u bazuar në këto të dhëna ne kemi diskutuar edhe në lidhje me masat.

Najada Çomo: Në lidhje me shtrimet në spital, sot që flasim numri i pacientëve është 50, shumica e tyre janë në forma të rënda. Pjesa e të shtruarve në spital, janë të pavaksinuar, dhe pavarësisht se kemi ulje të të shtruarve në spital, kemi vdekje çdo ditë, nëse këta persona do të ishin vaksinuar, numri i jetëve të humbura do të ishte më i ulët. Procesi i vaksinimit është një nga armët më të forta që ne kemi.

Skënder Brataj: Ka një rënie të numrit të thirrjeve drejt 127, do të jepja disa të dhëna, vetëm për korona kemi më pak thirrje për këtë vit. Në 24 orët e fundit ka pasur 11 misione Covid. Kjo përputhet qoftë me uljen e numrit të shtrimeve në spital.

Gjeorgjina Kuli: Fundi i vitit 2021 dhe fillimi i 2022 përkoi me një rritje të infektimeve, por edhe shtrimeve të fëmijëve nga Covid. Fatmirësisht javën e fundit, nuk kemi pasur shtrime të fëmijëve, 7 fëmijët që janë të shtruar janë në gjendje të stabilizuar. Konsiderojmë që duhet të diskutohet vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.

Mira Rakacolli: Kemi një situatë më të favorshme, se ajo që kemi pasur një javë më parë. Niveli i masave që kërkon kjo situatë, vazhdon të mbetet e tillë. Të infektuarit do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, vaksinimi është i këshillueshëm që të fillohet për të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç.

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në kufi duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit, ose një test negativ. Nëse nuk i kanë këto dokumente, duhet të vazhdojë izolimi. Nga kjo masë përjashtohen fëmijët deri në 6-vjeç.

Vazhdon të mbetet në fuqi masa për grumbullimet, deri në 30 % të kapacitetit të strukturave, përsa i përket orës policore, ajo do të hiqet. Masat do të rishihen në varësi të situatës.

Related Posts

Leave a comment