Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PËRPLASJA RUSI-UKRAINË DHE RENDI I RI BOTËROR

rendi i ri boteror

Historia po ndryshon shpejt, në fakt aq shpejt sa priten ndryshime dramatike që do të ndikojnë në të gjithë rendin botëror. Cikli i parë i ndryshimeve në rendin botëror filloi në 1945, praktikisht 77 vite më përpara.

Por perspektivat ndryshojnë në varësi të njerëzve. Ndërsa shumica e njerëzve tani po fokusohen më shumë në zhvillimet taktike të konfliktit Rusi-Ukrainë-NATO, një pjesë është fokusuar në tablonë e ndryshimit të rendit botëror.

Dhe ndërsa, përsëri shumica e mendon këtë konflikt vetëm mes dy vendeve, një pjesë e kanë krahasur me ngjarje të njejta historike. Lufta është e tmerrshme dhe e paparashikueshme dhe shkakton vuatje dhe kosto të mëdha njerëzore.

Tani jemi në prag të zbulimit nëse kjo luftë do të marrë fund apo do të vazhdojë.

Por janë dy pyetje që duhet të kemi parasysh dhe që presim të marim përgjigje në lidhje me këtë konflikt, që duket sikur do të vendosë një rend të ri botëror.

A do të shtrihet kjo luftë përtej kufijve të Ukrainës dhe Rusisë, duke përfshirë edhe vendet e NATO-s, dhe duke çuar në përshkallëzim të situatës edhe midis vendeve të NATO-s dhe Rusisë, apo do të arrihet armëpushimi?

Vendosja e sanksioneve do të ketë efekte të dëmshme në ekonominë ruse, veçanërisht nëse konflikti vazhdon për një kohë të gjatë. Dëmi ekonomik që do ti shkaktohet Rusisë do të jetë aq i madh, aq sa populli mund të revoltohet kundër tij gjë që mund të rrëzojë presidentin rus nga pushteti.

Por lind pyetja, a do të vazhdoj Putin agresionin e tij duke ndërmarrë veprime që prekin edhe vendet e NATO-s apo do të tërhiqet duke arritur në një kompromis.

Putin mund të akvizojë armët e tij bërthamore, diçka që do ti shkaktojë shumë humbje NATO-s.

Deri në çfarë pike do të mbështesë Kina, Rusinë?

Rusia është e fuqishmë ushtarakisht por jo në fusha të tjera, dhe sigurisht pas vendosjes së sanksioneve Putin ka nevojë për mbështetjen e një aleati. Edhe ne të gjithë e dimë se Rusia dhe Kina kanë marrëdhënie shumë të ngushta me njera-tjetrën. Më interesante janë pyetjet që lidhen me përdorimin e monedhës kineze dhe sistemit të saj të klerimit. Për të qenë të qartë, nuk mendoj se kjo është mënyra se si Kina do të ndihmojë Rusinë.

Ky konflikt që po ndodh tani, ka nxjerrë në pah pikat e forta dhe të dobëta dhe veprimet e të gjithë lojtarëve kryesore. Diçka e tillë do të jetë e dobishme për të imagjinuar se si mund të shpaloset lufta për kontrollin e rendit botëror në të ardhmen.

Por si funksionon cikli afatgjatë i ngritjeve dhe rënieve të fuqive të mëdha dhe ndryshimeve në rendin botëror, në mënyrë që të na ndihmojë të kuptojmë më mirë atë që po ndodh tani dhe të parashikojmë se çfarë mund të ndodhë.

Për të marrë përgjigjën e kësaj pyetje duhet të fokusohemi në konfliktin aktual midis Rusisë, Ukrainës, NATO-s dhe vendeve të tjera.

Sistemi Financiar: Aktualisht, lideri më i fuqishëm në botë (i cili zakonisht ka monedhën kryesore) po shpenzon shumë më tepër para sesa po fiton, gjë që po e shtyn atë të marrë hua dhe të printojë shumë para për të shlyer borxhin, gjë që po ul vlerën e borxhit dhe parave në raport me vlerën e mallrave, shërbimeve dhe investimeve. Kjo ka shkaktuar rritje të inflacionit.

Konfliktet e brendshme: Aktualisht ka një konflikt të madh të brendshëm mbi boshllëqet e pasurisë dhe vlerave që po çon në një konflikt midis të djathtës dhe të majtës. Ekziston një mentalitet “të fitosh me çdo kusht”, i cili po zhduk ndjekjen e rregullave që janë thelbësore për ruajtjen e rendit të brendshëm.

Sa më shumë konflikte të brendshme të ketë, aq më shumë luftime do të ketë, të cilat zakonisht shkaktojnë luftë civile.

Konfliktet e jashtme:  Fuqizimi i një ose më shumë fuqive të huaja për t’u krahasuar me një nga fuqitë udhëheqëse, çon në beteja për pushtet, zakonisht luftëra të jashtme, që përcaktojnë se cilat fuqi do të jenë në krye dhe cili do të jetë rendi i ri.

Këto 3 cikle, domethënë, ai financiar,  i konfliktit të brendshëm dhe  i konfliktit të jashtëm po zhvillohen individualisht dhe po ndikojnë në Ciklin e Madh të ngritjeve dhe rënieve të perandorive, vendeve, dinastive, dhe rendet botërore.

Të gjitha perandoritë në histori janë ngritur dhe kanë rënë për arsye të njohura.  Për të matur dhe monitoruar në mënyrë objektive këto tre dhe forca të tjera të rëndësishme, janë krijuar 18 indekse të fuqisë që pasqyrojnë 18 lloje të ndryshme pushteti, raporton abcnews.

Marrëdhëniet ndërkombëtare drejtohen shumë më tepër nga dinamika e fuqive sesa marrëdhëniet e brendshme. Kjo sepse të gjitha sistemet e qeverisjes kërkojnë 1) ligje dhe aftësi ligjbërëse (p.sh. ligjvënës), 2) aftësi për zbatimin e ligjit (p.sh. polici), 3) mënyra gjykimi (p.sh. gjyqtarë) dhe 4.) dënimet.

Ekzistojnë pesë lloje kryesore të luftërave  midis vendeve:

Luftërat tregtare/ekonomike

Luftërat teknologjike

Luftërat gjeopolitike

Luftërat kapitale

Luftërat ushtarake  

Këto gara apo luftëra shpërblejnë fituesit dhe penalizojnë humbësit, gjë që përforcon forcimin ose dobësimin e tyre. Progresioni priret të jetë nga i pari në listë (luftërat tregtare/ekonomike) drejt të fundit në listë (luftërat ushtarake).

Më pas, kur fillon një luftë  ushtarake, të katër llojet e tjera të luftërave fillojnë të marrin formë. Për këto arsye, duke monitoruar ecurinë dhe intensitetin e konflikteve, mund të parashikohet mjaft mirë se çfarë ka të ngjarë të vijë më pas.

Për të qenë një fuqi botërore udhëheqëse, duhet të jesh i fuqishëm në të gjithë drejtimet. Për shembull, Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë tani të fuqishme në të gjitha këto drejtimet por Rusia jo. Për këtë arsye Rusia duhet të jetë pranë një fuqie si Kina për të qënë e sukseshme.

I dobëti do të humbasë ndaj më të fortëve.

Një udhëheqës duhet të jetë i fortë brenda vendit në mënyrë që të jetë i fortë nga jashtë. Njerëzit dhe vendet kanë më shumë gjasa të kenë marrëdhënie bashkëpunimi gjatë periudhave të mira ekonomike dhe të luftojnë gjatë periudhave të këqija ekonomike.

Pak përpara se të ndodhë një luftë ushtarake, ekziston një luftë ekonomike që zakonisht përfshin:

Ngrirja/konfiskimet e aseteve

Bllokimi i aksesit në tregjet e kapitalit

Embargo

Gjatë fundjavës pamë intensifikime të konsiderueshme të këtyre veprimeve luftarake ekonomike nga fuqitë perëndimore (kryesisht të NATO-s). Këto sanksione janë një flamur i kuq për të cilën duhet të shqetësohemi për një luftë të nxehtë midis fuqive të mëdha.

Në këtë moment ne nuk kemi parë ende një hakmarrje nga Rusia, megjithëse ka kërcënuar se do të aktivizojë armët bërthamore. Pra, duket sikur jemi “në prag” të intensifikimit të madh të sulmeve të luftës ekonomike dhe pak para luftës së nxehtë ushtarake.

Me fjalë të tjera, ndërsa lufta ushtarake ka qenë e kufizuar brenda kufijve të Ukrainës, ajo mund të përhapet duke përfshirë fuqitë e mëdha. Duke parë përshpejtimin dhe intensifikimin e veprimeve të luftës ekonomike dhe/ose të një hakmarrjeje nga Rusia për të dëmtuar vendet e NATO-s, diçka e tillë do të sinjalizonte rritjen e rrezikut të një lufte të madhe.

Zgjedhja me të cilën po përballen vendet kundërshtare midis luftimit ose tërheqjes është shumë e vështirë sepse të dyja janë të kushtueshme. Kjo është e rëndësishme si për Rusinë, ashtu edhe për fuqitë kundërshtare perëndimore, pasi tërheqja do të shihej si një shenjë dobësie pasi bota tani po kërkon të dijë se kush do ta fitojë këtë luftë.

Kjo mund të jetë e rrezikshme ose mund të neutralizojë Rusinë si fuqi. Luftërat e nxehta zakonisht ndodhin kur konfliktet ekzistenciale nuk mund të zgjidhen me mjete paqësore. Për shembull, çështjet ekzistenciale a) për Putinin mund të ketë një vend tjetër që do të mbështetet nga Perëndimi/NATO  b) për Kina mund të mos ketë kontroll mbi Tajvanin, c)  Irani dhe/ose Koreja e Veriut mund të mos ketë armë bërthamore për mbrojnë e vendit të tyre dhe d) për SHBA-në dhe vendet e tjera mund të jenë të vetëdijshme për këto fakte.

Rreziku më i madh i luftës  është kur të dyja palët kanë fuqi ushtarake që janë afërsisht të barabarta, sepse nëse njëra palë është mbizotëruese, ajo zakonisht ia del duke kërcënuar vendin tjetër me luftë. Rusia dhe NATO kanë aftësi ushtarake afërsisht të barabarta.

Të fitosh do të thotë të kesh në kontroll në gjërat që janë më të rëndësishme pa humbur gjërat e tjera.

Kur fillojnë luftërat e nxehta?

Ka dy fakte në lidhje me këto luftëra 1) asgjë nuk do të shkojë siç është planifikuar dhe 2) nuk do të jetë me keq se sa është imagjinuar. Ne e dimë se nëse do të kishte një luftë të nxehtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë (veçanërisht nëse Kina ishte e përfshirë) do të ishte katastrofike.

Ata që kanë më shumë gjasa të fitojnë luftërat  nuk janë më të fuqishmit. Janë ata që mund të durojnë dhimbjen më të madhe për një periudhë më të gjatë.

Në këtë drejtim, rusët dhe kinezët janë më të fortë se perëndimorët.

Si mund të ndikojë një luftë për ekonomitë dhe tregjet?

Tabela e mëposhtme tregon kontrollin ekonomik në secilin prej vendeve kryesore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mbyllja e bursave ishte diçka normale në një numër vendesh. Duhet të theksojmë se paratë dhe kreditë nuk pranoheshin zakonisht midis vendeve joaleate.

Ari ose, në disa raste, argjendi ishte monedha e përdorur gjatë luftërave. Për shkak se humbja e luftërave zakonisht çon në një zhdukje totale të pasurisë dhe fuqisë, lëvizjet e tregjeve të aksioneve që mbetën të hapura gjatë luftës u nxitën kryesisht nga mënyra se si u zhvilluan betejat kryesore.

Mbrojtja e pasurisë në kohë lufte është e vështirë sepse aktivitetet normale ekonomike janë të kufizuara, investimet nuk janë të sigurta dhe taksat e larta vendosen kur njerëzit dhe vendet luftojnë për mbijetesën e tyre.

Kur ndodhin luftra të ashpra,  është diçka fitimprurëse të blesh arin, sepse luftërat financohen nga huamarrja dhe shtypja e parave, gjë që zhvlerëson borxhin dhe paratë. Dhe dy pyetjet më të rëndësishme janë:1) a do të përhapet kjo luftë përtej kufijve të Ukrainës dhe 2) çfarë do të bëjë Kina?

Parimi i pushtetit

Ruani fuqinë, respektoni pushtetin dhe përdorni pushtetin me mençuri. Të kesh pushtet është diçka pozitive sepse pushteti do të fitojë mbi marrëveshjet, rregullat dhe ligjet gjatë gjithë kohës. Ata që janë të fuqishëm do të marrin atë që duan. Është e rëndësishme të respektosh pushtetin, sepse nuk është e zgjuar të zhvillosh një luftë që do të prodhojë më shumë dhimbje sesa shpërblim.

Është gjithashtu e rëndësishme të përdorni fuqinë me mençuri. Të përdorësh fuqinë me mençuri nuk do të thotë domosdoshmërisht të detyrosh të tjerët t’ju japin atë që dëshironi. Bujaria dhe kompromisi janë forca të fuqishme për të krijuar marrëdhënie të favorshme, të cilat janë jashtëzakonisht më shpërblyese sesa humbjet.

Me fjalë të tjera, shpesh ndodh që përdorimi i forcës nuk është rruga më e mirë dhe se përdorimi i një forcë më të zbutur është rruga më e preferueshme./ Ray Dailo/

Related Posts

Leave a comment