Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dita e 13-të e luftës! Nga sulmet te bisedimet, çfarë po ndodh në Ukrainë (FOTOT)

13-1

Ukraina për të 13-ën ditë radhazi është duke luftuar kundër agresionit rus, e numri i civilëve të vrarë nga sulmet ajrore dita-ditës po rritet.

Në anën tjetër ministria ukrainase e mbrojtjes çdo ditë po publikon të dhënat sa i përket humbjeve i shkakton Rusisë, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Moska është zotuar se nga nesër do të hapë disa korridore humanitare në qytetet ukrainase, me qëllim që të evakuohen civilët.

Megjithatë një premtim i tillë po shihet me skepticizëm nga Perëndimi, për faktin se është më herët kishte premtuar “paqe” në Kiev, Mariupol, Kharkiv e Summy, derisa të largohen civilët por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Pentagoni ka njoftuar se Rusia nuk ka bërë ndonjë progres sa i përket veriut dhe verilindjes në Ukrainë, ku prej ditësh makineria ruse ka ngecur aty ku ishte që ditën e parë.

Me shpresën se do të arrihet armëpushim, delegacioni ukrainas dhe ai rus janë takuar sot për të zhvilluar raundin e tretë të bisedimeve në Bjellorusi – por autoritetet ukrainase thanë se është ky raund nuk e ka ndryshuar aspak gjendjen në terren.

Madje forcat ruse sot kanë vrarë kryetarin e qytezës ukrainase Hostomel, që gjendet afër Kievit. Ai ishte duke shpërndarë bukë e medikamente kur u qëllua nga ushtria ruse.

Ndryshe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është zotuar se nesër do të mbajë një fjalim historik para kryeministri britanik Boris Johnson, vendi i të cilit nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, është treguar shumë i hapur duke e ndihmuar qeverinë e popullin ukrainas.

Ndërkaq Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se të paktën 1.7 milion ukrainasë janë larguar nga vendi – duke u strehuar në shtetet fqinje që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Luftime të ashpra ka pasur edhe sot (në ditën e 12-të) mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, madje rafineritë e naftës në dy qytete të Ukrainës ishin objektiv i sulmeve ajrore ruse.

E ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka njoftuar se të enjten do të takohet me homologun rus Sergey Lavrov.

Përpjekje për të organizuar takim të nivelit të lartë po bën edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, që i ka bërë thirrje dy palëve që të ulen dhe të diskutojnë – duke kërkuar që luftimet të ndalen menjëherë.











Leave a comment