Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shpërthime të shumta gjatë natës në qytetin pranë kufirit me Poloninë, dyshohet se është goditur aeroporti i Lviv

lviv-760x405

Në javën e katërt të luftës në Ukrainë, Rusia duket se po zgjeron sulmet drejt perëndimit.

Ekipi i CNN në Lviv filmoi pamjet e tymit që ngrihej nga drejtimi i aeroportit të qytetit pasi dëgjuan shpërthime të premten në mëngjes.

Video të shumta të paverifikuara të mediave sociale duket se tregojnë tymin që ngrihet nga i njëjti vend.

Sulmi në afërsi të aerportit është konfirmuar nga kryebashkiaku i Lviv.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Andriy Sadovyi tha se nuk ishte në gjendje të konfirmonte vendndodhjen e shpërthimit, por tha se nuk ishte aeroporti.

“Raketat goditën zonën pranë aeroportit Lviv. Nuk mund të them vendndodhjen për momentin, por definitivisht nuk është aeroporti. Dritaret e godinave të një kompanie të transportit automobilistik janë të dëmtuara. Situata në terren është duke u sqaruar dhe ne do të përditësojmë më vonë”, tha Sadovyi.

Nuk pati asnjë informacion për viktima.

Kryebashkiaku gjithashtu u kërkoi njerëzve që të mos shpërndanin foto të vendndodhjes që u sulmua.

 

Lviv ndodhet rreth 43 milje (70 kilometra) nga kufiri polak dhe ka qenë relativisht i paprekur nga sulmet ruse deri më sot.

Qyteti ka shërbyer dhe si qendër për pritjen e emigrantëve që kanë ardhur nga vendet më të goditura të lindjes.

Related Posts

Leave a comment