Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Publikohet deklarata e parë e liderëve të G-7 në Bruksel/ Të bashkuar kundër ndaj Rusisë

rama-7-767x405

Liderët e G7 janë takuar në Bruksel për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Ata kanë lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se “nuk do të kursejnë asnjë përpjekje” që presidenti rus Vladimir Putin të mbajë përgjegjësi për veprimet që ka bërë në luftën në Ukrainë, duke përfshirë edhe presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

Më poshtë ju listojmë disa nga pikat kryesore nga deklarata e G7-ës:

• Udhëheqësit thonë se do të mbeten “të bashkuar” në vendosmërinë e tyre “për të rivendosur paqen dhe stabilitetin dhe për të mbështetur ligjin ndërkombëtar”.

• G7 dënon sulmet shkatërruese në Ukrainë.

• G7 u ka bërë thirrje forcave ruse që të ofrojnë menjëherë “rrugë të sigurta” për Ukrainën dhe që ndihma humanitare të dërgohet në Mariupol dhe qytete të tjera të rrethuara.

• G7 u ka kërkuar autoriteteve bjelloruse të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm dhe të përmbahen nga përdorimi i forcave të tyre ushtarake kundër Ukrainës.

• Grupi është gati të zbatojë masa shtesë ndaj Rusisë nëse ato kërkohen – udhëheqësit kanë vendosur tashmë një numër sanksionesh.

• Sulmi i Rusisë ka rrezikuar dhe sigurinë e vendeve bërthamore në Ukrainë

• Udhëheqësit kanë paralajmëruar Rusinë kundër “çdo kërcënimi ose përdorimi të armëve kimike biologjike dhe bërthamore ose materialeve të ngjashme”.

• G7 do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën të mbrohet kundër sulmeve kibernetike.

• Do të ndërmerren hapa të mëtejshëm për të “zgjeruar” mbështetjen për refugjatët.

• Po bëhen lëvizje për të reduktuar varësinë nga energjia ruse.

• Udhëheqësit duan të shmangin ndalimet e eksportit të ushqimit dhe u bëjnë thirrje vendeve të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Leave a comment