Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Britney Spears akuza të rënda ndaj Justin Timberlake, ja postimi që e fshiu menjëherë (FOTO)

Capture

Këngëtarja e famshme, Britney Spears, ka vendosur që përmes një postimi në “Instagram” të kujtojë ish-të dashurin e saj, Justin Timberlake. Por më pas duket se ajo është penduar dhe e ka fshirë.

Edhe pse kishte ndarë me miliona ndjekësit një video teksa kërcente nën tingujt e këngëve të tij, Britney e akuzoi këngëtarin me famë botërore se “përdori” emrin e saj për të shitur albumin “Justified”.

Britney Spears akuza të rënda ndaj Justin Timberlake, ja postimi

Në postimin saj, këngëtarja e hitit “Toxic” kishte shkruar në lidhje me ata që e kanë tradhtuar dekadat e fundit. Në listë nuk ishte vetëm Timberlake, por edhe mamaja me motrën e saj.

Spears shkroi se nëna e saj e botoi librin “Through the Storm: A Real Story of Fame and Family in a Tabloid World”, në një kohë kur ajo kishte shumë nevojë për të.

Sipas këngëtares së famshme, kjo gjë u bë për “famë dhe vëmendje!!!!”. Nëna e Britney-t botoi librin në vitin 2008, i cili mbuloi shumë nga betejat publike të vajzës së saj me paparacët dhe shëndetin mendor.

Britney Spears akuza të rënda ndaj Justin Timberlake, ja postimi

Për ish-të dashurin e saj, ajo tha se ai “bëri të njëjtën gjë”, si mamaja e saj. Ikona e muzikës popo u shpreh se Timberlake “përfitoi me albumin e tij të parë duke përdorur emrin” e saj.

Britney gjithashtu tregoi se nga motra ishte tradhtuar pasi ajo ka nxjerrë një libër, që e përmend më shumë se 300 herë këngëtaren.

Leave a comment