Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

I zhveshur dhe me pranga në duar, dalin pamjet e arrestimit të serial-killerit Nuredin Dumani në Fier

-640-0-6243fccb03bb8

Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar në prangat e policisë i shumëkërkuari, Nuredin Dumani. Ky i fundit u gjet i plagosur në një apartament në Fier.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga momenti i arrestimit të Dumanit. Siç shihet edhe nga pamjet, i arrestuari ka qenë gjysmë lakuriq, i shtrirë në krevat, ndërsa ishte i plagosur.

Menjëherë pas arrestimit, Dumani është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal të Fierit, dhe më pas drejt Traumës në Tiranë.

Dumani besohet se ka lidhje edhe me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites, ku në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat, ku thuhet se ka ngelur edhe i plagosur.

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë dhe një karikator i mbushur. Paraprakisht për këtë rast dyshohet se do të zhvillohej një krim, ndërsa është parandaluar pak para se të ndodhte. Vlen të përmendet se Dumani është një emër i njohur i drejtësisë.

Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve nga Puka, Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 prill të 2020. Po ashtu, akuzohet edhe si organizator i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit, në 2 mars 2020.

Dumani gjithashtu mësohet se ka qenë i lidhur me një rrjet prostitucioni që doli në dritë pas denoncimit të një vajze nga Durrësi e trafikuar në Francë.

Sipas dëshmisë së saj, Dumani ishte tutori i rrjetit, që i mashtronte vajzat duke u propozuar për martesë dhe në rast refuzimi i kërcënonte se do të vriste familjarët e tyre.

Së fundmi, ai akuzohet edhe për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela.

Leave a comment