Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Tifozët pengojnë Salah me dritë lazeri, egjiptiani ekzekuton penalltinë më të keqe në karrierë

Screenshot_5-16-780x405

Futbollisti egjiptian Mohamed Salah nuk do të luajë në Kupën e Botës në Katar pasi kombëtarja e tij u mund nga Senegali pas gjuajtjeve të penalltive.

Mirëpo një detaj nga ajo sfidë me siguri do të bëjë xhiron e botës dhe ndoshta më së miri tregojnë “mjetet e përdorura” gjatë ekzekutimit të penalltive nga tifozët vendas.

90 minutat u mbyllën me rezultatin 1-0 për Senegalin, identik me ndeshjen e parë në të cilën fitoi Egjipti. As në 30 minutat shtesë nuk pati asnjë ndryshim të rezultatit dhe kështu pasuan penalltitë të cilat në fund vendosën fituesin.

Një nga tragjedianët e skuadrës mike ishte Mohamed Salah, i cili pati një shans për të shfrytëzuar gabimin e parë të senegalezve, por gjuajti shumë keq. Ai mund të ketë ekzekutuar një nga penalltitë më të këqija në karrierën e tij duke e goditur topin lart.

Megjithatë, Salah nuk e ka pasur të lehtë të përqendrohet në ekzekutimin e penalltisë dhe arsyeja është “artileria lazer” nga tribuna, ndërsa tifozët vendas i mbajtën lojtarët mysafirë dhe portierin nën një “rrethim” të vërtetë drite gjatë penalltive.

Ata i shqetësonin edhe gjatë lojës, por është e qartë se është shumë më e vështirë kur lojtarët janë në lëvizje dhe numri i lazerëve në stadium është ndoshta treguesi më i mirë i penalltive të sapopërmendura. Në fund nuk ka dyshim se me këtë taktikë tifozët vendas ndihmuan kombëtaren e Senegalit, e cila në fund arriti fitoren dhe u kualifikua në Botëror.

Leave a comment