Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Çfarë do të thotë kërcënimi i Putinit për pagesën e gazit për Evropën?

-640-0-6245ecda99dbd

Vladimir Putin kërcënoi ditën e sotme vendet Perëndimore të cilësuara si ‘armike’ se do të ndalonte eksportet e gazit nëse nuk paguheshin me rubla. Por çfarë do të thotë ku kërcënim për Evropën.

Për Kremlinin, kjo situatë është krijuar për të sugjeruar një përshkallëzim dramatik në betejën ekonomike midis Perëndimit dhe Rusisë mbi pushtimin e Ukrainës. Vladimir Putin ka përshkruar një rrugë për ndërprerjen e furnizimit me gaz në Evropë , nëse klientët perëndimorë refuzojnë të paguajnë rubla për furnizimet në monedhën ruse.

Megjithatë, reagimi i tregut sugjeron detajet e mekanizmit, që do të thotë se, në praktikë, klientët evropianë do të duhet vetëm të ndryshojnë tregtarët e tyre të monedhës në Gazprombank. Ajo bankë tashmë është lënë e pa sanksionuar, me qëllim të vazhdimësisë së tregtisë së energjisë.

Si rezultat, çmimet e gazit mbeten shumë të larta, por sot nuk u hodhën në stratosferë. Duhet të ketë një zgjidhje. Kjo zgjidhje i ka “shpëtuar fytyrën” Putinit, i cili mund të tingëllojë i ashpër në TV vendas. Në fund të fundit, siç kanë thënë vazhdimisht zyrtarët rusë për dekada, furnizimi rus me energji në Perëndim vazhdoi i pandërprerë edhe gjatë kulmit të Luftës së Ftohtë.

Në fund të fundit, Rusia ka ende nevojë për para për gazin dhe ende dëshiron të lërë mundësinë e një tregu për eksportin e saj kryesor, pasi të nënshkruhet një marrëveshje paqeje. Megjithatë, është gjithashtu e vërtetë të thuhet se kërcënimi i një ndërprerjeje është përshkallëzuar. Vendet e BE-së kanë përgatitur masa urgjente për të menaxhuar kërkesën dhe do të ishin më të gatshëm ta përballonin atë tani gjatë pranverës dhe verës sesa dimrit.

Efekti neto i mekanizmit të shpallur është të kufizojë aftësinë e Perëndimit për të ngrirë të ardhurat që i paguajnë Gazpromit, të cilin Putin e përshkroi si marrjen e gazit falas.

Disa zyrtarë ukrainas kanë sugjeruar një qasje të tillë. Dollarët dhe eurot e naftës dhe gazit vazhdojnë të ndihmojnë Kremlinin t’i rezistojë një grupi të ashpër të sanksioneve financiare.

Leave a comment