Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PS mbledh Asamblenë, caktohet data dhe ora

-640-0-6245930e53234

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ditën e mërkurë në orën 17.00. Mbledhja do të zhvillohet online.

Gjithashtu është zbardhur edhe rendi i ditës. Në fokus të mbledhjes janë punimet e Kongresit, i cili do të zhvillohet më 9 prill.

Pikat, të cilat do të diskutohen në mbledhje janë:

1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.

3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.

4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

Leave a comment