Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Studentet e arteve figurative që nuk njohin piktorët e shquar shqiptarë

download

Pashk Përvathi

TRISHTIM.

Sonte vizitova dy ekspozita ne Tirane. Ndjehesh mire ne ngjarje te tilla.Mbasi kalova nje pjese te kohes ne ekspoziten qe sapo ishte peruruar, vendosa te zhvendosem disa dhjetra metra me tej, ne nje ekspozite  te hapur dite me pare. Isha kurioz per kete autor.

Ne hyrje te salles ku gjendeshin veprat e ekspozuara, gjeta dy vajza te reja. Te sjellshme,me befasuan kur me thane se ishin ne vitin e dyte te Akademise se Arteve. Ju thashe se i mora  per me te vogla, njeren per ne 8 vjecare e tjetren ne te mesmen. Qeshen vajzat ndersa une per tu justifikuar e pranova se me eshte prishur matesi i vleresimit te moshes tek te tjeret. Ne humorin qe u krijua, se si me erdhi per ti provokuar me nje pyetje vajzat. “ Vangjush Mio si duket, apo se keni degjuar si emer”. Kisha  degjuar se kjo moshe ishte keq me historine por se kisha besuar.

Vajza qe mua mu duk ne 8 vjecare heshti ndersa ajo afer meje e pranoi hapur se nuk e njihte. Mendova se beri shaka por skuqja ne fetyre e tradhetoi. Vajza tjeter me drejtua: Ju piktor jeni? Po i thashe. Emrin si e keni vazhdoi ajo. Si mund te me njihni mua i pergjigjem une kur ju nuk njihni Vangjush Mion dhe vazhdova. Ju besoj nuk njihni as Abdurrahim Buzen, Vilson Kilicen e Hasan Nallbanin. Vajzat shtangen  nga keto emra. Jo, nuk i njohim se nuk i kemi mesuar akoma ne shkolle justifikohen ato. Deri tani kemi mesuar vetem artin boteror…..

E vazhdova biseden me vajzat duke i keshilluar te bejne me shume per njohjen e tradites se artit shqiptar. Por gjate gjithe rruges se kthimit ne shtepi, takimi me dy vajzat me mbeti ne mendje per nje gje. Ku po shkon shkolla jone sot! Cfare trishtimi. Nuk njihen themeluesit e artit te tradites dhe te sotem nga ata qe duan te behen artistet e neserm.

Leave a comment