Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ulet nafta me 5 lekë të tjera, ja sa do të kushtojnë karburantet ditën e sotme

-640-0-6247f2c1cea6d

Çmimi i naftës, benzinës dhe gazit në vend kanë pësuar tjetër ulje sot, teksa bordi i Transparencës ka bërë publike çmimet për ditën e sotme.

Kështu, nafta do të shitet me 226 lekë/litri, benzina me 208 lekë/litri, ndërsa gazi me 102 lekë/litër. Bordi paralajmëron shkelësit që nuk i respektojnë këto çmime se do të përballen me pezullim të aktivitetit të tyre.

Njoftimi i Bordit të Transparencës:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 226 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 214 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 208 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 114 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 102 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme për periudhën 2  prill 2022 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim.

Leave a comment