Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përfundojnë ditët me reshje shiu, ja parashikimi i motit dhe temperaturat sot

auto_auto_auto_08moti_kosove159954571516168298541626069759

Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve ë qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Ndërsa në zonat Jugore vranësirat do të jenë më të shpeshta duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në Jugperëndim dhe reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në zonat malore Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Rajoni dhe Europa
Europa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash. Gjithashtu në ndikimin e motit të qëndrueshëm do të paraqiten dhe Lindja e kontinentit.

Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të jetë me vranësira të cilat do të sjellin reshje shiu në brigjet e detit të zi dhe Europën qendrore. Por në mbizotërimin e reshjeve të dëborës do të jenë vendet Nordike.

Kosova
Territori i Kosovës do të paraqiten në pjesën e parë të ditës në dominimin e motit të kthjellët dhe kalimeve të lehta të vranësirave. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat herë pas here do të bëhen më të dukshme, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut
Territori i MV parashikohet që në orët e para të ditës të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Përgjatë mesditës dhe pasdites pritet që kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të MV. Por mbrëmja risjellë kalime vranësirash në vend.

Leave a comment