Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Berisha rikthen konspiracionin për faljen e “non grata-s”, DASH asnjë vendim të kthyer pas

-640-0-berisha-741

Sali Berisha vazhdon t’i fryjë konspiracionit sa i përket vendimit të Shteteve të Bashkuara për ta shpallur “non grata” si të korruptuar dhe minues të demokracisë.

Në nje intervistë të fundit për A2CNN, ish kryetari i PD le të hapur mundësinë se Departamenti Amerikan i Shtetit sipas tij mund ta ndryshojë qëndrimin.

Për këtë, Berisha ka hequr një paralele krahasimore jo me individë të shpallur “non grata” si ai por me individë të cilëve thjesht u është rrefuzuar viza për të vizituar atë vend.

Një rast i tillë është lideri indian Narendra Modi të cilin Berisha e sjell si shembull krahasimi.

“Në këtë situatë, është ndodhur kryeministri aktual i Indisë. Ishte i shpallur non-grata por që u prit më vonë në një darkë madhështore zyrtare nga presidenti Barack Obama”, tha Berisha.

Por për këtë, do të mjaftonte një verifikim i thjeshtë për të kuptuar se dy rastet janë totalisht të ndryshme duke qenë se Modi, ndryshe nga ai ka pasur vetëm rrefuzim vize, ashtu siç kanë një pjesë e madhe individësh në Shqipëri apo vende të tjera për arsye të ndryshme.

Vendimi për ish liderin e PD-së është tjetër proces për të cilin Uashingtoni ka qenë i qartë se nga të gjithë të shpallurit “non grata”, asnjë vendim nuk është kthyer më pas.

Nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të DASH, nuk ka asnjë rast ku të jetë kërkuar falje për shpalljen e dikujt të padëshiruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Andaj, pavarësisht konspiracionit që prodhohet, SHBA u ka ndaluar përfundimisht hyrjen në territorin amerikan ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të “përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë”.

Në “listën e zezë” të Departamentit amerikan të Shtetit janë edhe disa ish-zyrtarë dhe figura politike të Shqipërisë.

Ndalim të hyrjes në SHBA kanë ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe kryetari i Partisë Social-Demokrate, Tom Doshi.(TemA)

Leave a comment