Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

NGJARJE E JETUAR

IMG-20220405-WA0000
Pashk Përvathi
( Mora shkas per ta shkruar, prej nje diskutimi sot ne Shqiperia Live).
Ai, kishte mberritur ne Lezhe, ditet e fundit te prillit 1979. I inkuadruar ne brigaden vullnetare, punoi per disa muaj ne eliminimin e pasojave te termetit, kryesisht ne fshatin Ishull Shengjin. Ishte i ri dhe dashuria e lidhi me nje vajze per te mbetur pergjithnje banor i keti fshati.
Kaluan vite me familjen e tij te re  ne Ishull Shengjin, por ne vitin 1992, familja e tij ne nje fshat te Skraparit, kishte pesur nje fatkeqesi.
– Duhet shkuar medeomos i tha Feriti te shoqes.Xhaxhain e kisha si babain tim.
Me te shpejte lajmeruan komshiun e tyre, i cili kohet e fundit kishte mudur te blinte nje fugon per ta perdorur si taksi.
U nisen me nate.Feriti donte me cdokusht ta mberrinte  kufomen e xhaxhait ne shtepi. Udhetuan gjithe naten per te mberritur ne mengjes ne Corovode. Marku taksisti, mori fryme i cliruar se me ne fund kishin mberritur. Ishte raskapitur ne ate udhetim te gjate e me rruge te demtuara. Jo i tha Feriti. Kemi edhe pak rruge. Familja e xhaxhat jeton ne fshat.
Marku rrudhi supet, i futi marshin edhe nje here fugonit, per te udhetuar rruge e pa rruge  maleve edhe tre ore, ne drejtim te fshatit te larget, kufi me Vithkuqin e Korces.  Ketu ndalo ndehyri Feriti.  Kjo eshte qendra e fshatit. Feriti me te tijte, u nisen ne kembe, ne drejtim te shtepise se xhaxhait. Marku vendosi te merrte nje sy gjume prej mungeses se tij e lodhjes se madhe. Veshet i gumezhinin prej lartesise se nuk ishte i mesuar, por sqe e thene. Nderkohe fugonin e kishin rrethuar disa banore te fshatit. E shikonin me habi para e mbrapa e benin romuze njeri me tjetrin. Markun tashme nuk e zinte gjumi, por nenqeshte me bisedat qe degjonte jashte fugonit. Befas erdhi  nje i ri qe mbahej si garipi i fshatit.  Te tjeret i bene vend e ai, mbasi verejti targen LE te fugonit, i krekosur ju drejtohet bashkfshatareve te tij:” HE, NE TE SEMES PREJ KU KA ARDHUR MALOKU”! Kjo shprehje e beri Markun esell dhe nje nenqeshje ja pershkoi fetyren. Nuk eshte faji i tyre mendoi me vehte. Hapi  deren e fugonit e zbrii prej tij. Ishte shtatlarte, i fuqishem,bukurosh me nje pale musteqe te medhaja, por mbi te gjitha ruante gjithnje qetesi e humor. I mori te gjithe me sy  por skishte ndermend te ngaterrohej me ta. Qete qete filloi te flase. Degjoni mor djema:  “Une MALOKU, vij nga nje vend qe e kam shtepine 200 m nga bregu i detit. Ngaqe eshte krejt rrafsh, kur merzitet deti me ne, vjen nganjehere deri ne fund te oborrit. Por, ai ik prap, se ne jemi te mire. Ju nuk keni faj qe na thoni ne verioreve, malok. Une ju mirkuptoi. Jam i sigurte se do na kuptoni me shume, kur te zbritni poshte, atje ne fushe, buze detit, ku jetoj edhe une maloku”.

Leave a comment