Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Moment epik/ Barack Obama tallet me Joe Biden(Video)

biden-obama-780x405

Ish-presidenti amerikan Barack Obama u kthye në Shtëpinë e Bardhë të martën, për herë të parë në pesë vjet dhe, ndërsa filloi të fliste, iu referua Joe Biden si “zëvendës president”.

“Kjo ishte një shaka,” tha Obama, me presidentin aktual dhe nënpresidenten Harris në krah të tij.

Më pas ai e përqafoi Bidenin.

“Kjo ishte e gjitha një shaka. Presidenti im, Joe Biden. Zëvendëspresidenti Harris”, tha Obama.

Obama ishte në një ngjarje të lidhur me 12-vjetorin e nënshkrimit të një marrëveshje që lidhet me kujdesin shëndetësor, një nga reformat më të rëndësishme gjatë presidencës së drejtuar prej tij.

I shkëputur nga jeta politike, Obama tha se të mbajë sërish një kravatë, është një gjë e rrallë për të.

“Të kthehem, edhe nëse më duhet të mbaj një kravatë, gjë që e bëj shumë rrallë këto ditë, më jep mundësinë të vizitoj disa nga njerëzit e jashtëzakonshëm që i shërbejnë kësaj Shtëpie të Bardhë dhe që i shërbejnë këtij vendi çdo ditë”, u shpreh Obama.

Kur Biden filloi fjalimin e tij, ai tha: “Emri im është Joe Biden dhe unë jam zëvendëspresident i Barack Obamës”. Ai i tha Obamës më seriozisht: “Mirë se erdhe përsëri në Shtëpinë e Bardhë”.

Leave a comment