Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas shuplakës që i dha komedianit në “Oscars”/ Will Smith shtrohet në klinikë rehabilitimi

REHABILITIMI-780x405

Pas shuplakës ndaj komedianit Chris Rock në “Oscars”, aktori Will Smith ka kërkuar ndihmë nga ekspertët për të përballuar stresin në një klinikë rehabilitimi.

Aktori amerikan ishte ylli i mbrëmjes së Çmimeve të Akademisë, kur e goditi me shuplakë humoristin pasi bëri një shaka për flokët e gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga alopecia.

Ky moment pati pasoja të tilla, saqë siç raporton gazeta britanike The Sun, artisti do të kalojë pak kohë në një klinikë rehabilitimi.

“Ndikimi i reagimit e ka goditur fort Will-in, kështu që ai do të marrë ndihmë për të përballuar stresin. Kjo është padyshim beteja e karrierës së tij. Do të jetë një tërheqje e nivelit të lartë të përdorur nga të pasurit dhe të famshëm dhe ai do të bëjë shumë kërkime shpirtërore dhe duke punuar për të ecur përpara”, thuhej në shkrim e The Sun.

Smith shpreson të kthehet në kohë për të shpëtuar karrierën dhe reputacionin e tij. Pas faljes zyrtare, aktori tashmë është shkarkuar nga Akademia e Filmave “Oscar”.

Related Posts

Leave a comment