Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama: Do legalizojmë kanabisin për përdorim mjekësor

kanabuisii-780x405

61% e shqiptarëve janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë.

Është ky rezultati i publikuar nga kryeministri Edi Rama, pas procesit të Këshillimit Kombëtar.

Vetë Rama tha se qeveria do të bëjë gjithçka që kanë kërkuar qytetarët, përfshirë edhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

“Ne do të bëjmë ashtu si shprehen qytetarëve, do të legalizojmë absolutisht kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, nuk ka fare dilema për këtë”, tha Rama.

Më tej Rama tha se të gjitha pyetjet dhe përgjigjet që janë marrë nga qytetarët, do të vihen në zbatim nga qeveria, përmes çdo ministri.

“Nuk ka asnjë pyetje që kërkon ndryshime kushtetuese këtu, dhe nga ana tjetër ne të gjitha këto pyetje, këto dilema, i kemi pasur në tryezën e vendimmarrjes sonë prej disa kohësh.

Pikërisht se kemi pasur dilema, e kemi parë si rrugën më të mirë që tiu drejtohemi qytetarëve pa asnjë dallim, jam jashtëzakonisht i lehtësuar dhe i qartë, zëri i qytetarëve është kumbues në të gjitha drejtimet.

Ne do të bëjmë të gjitha ato që ata kërkojnë, shumë shpejt, do të shihni anëtarët e kabinetit, që do të dalin me angazhime konkrete, për tiu kthyer njerëzve besimin që i kanë dhënë këtij procesi”, tha Rama.

Grafiku i publikuar nga qeveria për pyetjen e legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore: 

Leave a comment