Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Foto/Shembet soleta e një pallati në Tiranë, punonjësi bie nga lartësia

WhatsApp-Image-2022-04-08-at-2.17.36-PM-770x433

Një punëtor ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga lartësia e një pallati që po ndërtohet në periferi të Tiranës.

Siç shihet edhe në foto, një pjesë e soletës së pallatit ku po bëhen punimet është shembur. Ngjarja ka ndodhur në Qafë Kashar, në Tiranë dhe sipas policisë shtetasi P.A., 50 vjeç është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,njofton policia.

Leave a comment