Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Më përdhunuan për 13 orë”/ Ukrainasja rrëfen tmerrin që hoqi nga rusët

-640-0-946114796dbbc181eb629208f80415e6

Viktima të sulmeve ruse kanë qenë edhe gratë ukrainase. Shpesh herë ndërkombëtarët dhe zyrtarët e lartë kanë ngritur këtë shqetësim ku akuzojnë se ushtarët ukrainas rrëmbejnë, përdhunojnë, torturojnë vajzat dhe gratë në Ukrainë.

Një banore e Kherson, e cila ka zgjedhur të identifikohet me emrin Elena dhe jo atë të vërtetë, ka treguar se dy ushtarë rusë e kanë rrëmbyer dhe më pas përdhunuar atë.

“Isha në një dyqan ushqimesh dhe po rrija në radhë kur pas meje hynë disa rusë dhe filluan të flasin me vendasit. Për çfarë saktësisht biseduan nuk e di. E vetmja gjë që dëgjova është se një nga vendasit drejton gishtin drejt meje dhe thotë “ajo atje është banderovka” një term nënçmues për ukrainasit që i akuzojnë për fashizëm. Dola shpejt nga dyqani për në shtëpi, por nuk pata kohë të merrja telefonin, ata hynë dhunshëm në shtëpi dhe më pas më shtynë në shtrat dhe më zhveshën”, u shpreh Elena

Fatmirësisht Elena thotë se në fillim të luftës i largoi fëmijët e saj nga shtëpia e tyre dhe ata nuk ishin dëshmitarë të skenës shokuese.

“Ishte e tmerrshme, mendova se nuk kam më pse të jetoj. Por lufta do të mbarojë një ditë , ne do të hakmerremi. Dhe unë do ti tregoj të gjithë vendasit që më tallën”, shtoi më tej ajo.

Related Posts

Leave a comment