Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Von der Leyen dhe Borrell nisen për në Kiev, do takohen me Zelenskyn

Capture

Presidentja e Komisionit Europian dhe përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell mëgjesin e sotëm janë nisur për në Kiev.

Ka qenë Von der Leyen ajo e cila në llogarinë e saj në “Twitter”, postoi një foto duke zbritur nga një tren.

“Duke shkuar për në Kiev”, shkruan ajo.

Edhe Borrell përmes një postimi në Tëitter bëri me dije se është nisur drejt Kievit.

Pritet që presidneti ukrainas Volodymyr Zelensky, të zhvillojë bisedime me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Javën e kaluar, Roberta Metsola , udhëtoi për t’u takuar me Zelenskyn dhe iu drejtua një seance speciale të parlamentit ukrainas. Vizita e saj u mirëprit nga lideri ukrainas, i cili në një fjalim të postuar në rrjetet sociale, e quajti atë një “moment të rëndësishëm” për vendin

  • TA

Leave a comment