Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Po shkonte të takonte të fejuarën, humb jetën në aksident shqiptari në Itali

f1-3-770x433

Një aksident i ka marrë jetën një 45-vjeçari shqiptar në Itali mbrëmjen e së shtunës. Sipas mediave vendase mësohet se viktima është Lorenc Beqari 45 vjeç, një biznesmen me origjinë nga Durrësi që banonte në Ravenna.  Raportohet se ai po udhëtonte drejt Forli për të takuar të fejuarën e tij, Sandra Tampieri, yllin e televizionit italian në vitet 1990.

Mediat italiane shkruajnë se në rrethana të paqarta rreth orës 19:30 Beqari humbi kontrollin e automjetit të tij Alfa Romeo dhe doli nga rruga. Fatkeqësisht 45-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Prej 1 viti e gjysmë ai ishte i fejuar me Sandra Tampieri, një personazhe e njohur televizive në shtetin fqinj.

Vetë Sandra Tampieri ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit për ndarjen nga jeta të 45-vjeçarit shqiptar.

“I dashuri im vdiq në një aksident me makinë teksa po vinte nga Ravenna në Forli. Ai nuk po më përgjigjej në telefon, mora makinën dhe shkova në Ravegnana. Policia kishte bllokuar rrugën dhe unë nuk kisha një parandjenjë të keqe. Lorenzo im kishte vdekur, njeriu me të cilin kisha jetuar vitin më të bukur të jetës sime, atë që e doja më shumë se veten time. Kur mësova lajmin, më dërguan në spital dhe shkova takova prindërit e tij sepse për mua do të mbeten familja ime e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Sandra Tampieri.

Ndërkohë, autoritetet italiane po vijojnë punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Leave a comment