Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Acerbi qeshi me golin e kundërshtarit, Marusic i bërtet në kokë(VIDEO)

aaa

Ishte një ndeshje shumë komplekse dhe me dritherima deri ne fund ajo që Lazio përjetoi ndaj Milanit, në humbjen 2-1 në Olimpico. Që nga fillimi i pjesës së dytë, skuadra e Sarrit vuajti jashte mase ndaj presingut asfikesues te Milanit dhe u rrëzuan në minutat e fundit të ndeshjes.

Kulmi i vështirësive u materializua në momentin e golit vendimtar të Tonalit. Një veprim, ai që çoi në golin e fitores së kuqezinjve, i mbushur me gafa dhe keqkuptime mes shokëve të skuadrës. Marusic u la në mëshirën e presingut të Milanit, Acerbi i pakoordinuar në tentativën për t’u rikthyer në zonën e rreptësisë, mbrojtësit e tjerë jo shumë reagues ndaj topit brenda zone.

Një shfaqje qe mori reagime dhe kritika te shumta nga tifozeria e Lazios. Te gjithe te acaruar veçanërisht me Acerbin, i përfshirë tashmë në disa mosmarrëveshje me ata gjate sezonit, aq sa kane kerkuar largimin e tij.

Mbrojtësi u kap nga kamerat pak sekonda pas golit të shënuar nga Tonali,  në një imazh që u bë viral brenda pak minutash: në fytyrën e tij duket një buzëqeshje, dukshëm e hidhur, e cila, megjithatë, ka një ndikim të parë. Ajo shpërtheu zemërimin e lojtareve të Lazios. Dhe jo vetëm!.

Acerbi në fakt u përball nga shoku i skuadrës Marusic pak çaste pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit të Guida. Në një sekuencë tjetër të transmetuar nga Serie A, pamje me ndikim të fortë: anësori boshnjak i afrohet shokut të skuadrës, i zhgënjyer dhe i dëshpëruar nga rezultati përfundimtar.

I zemëruar i bërtet disa fjalë nga disa centimetra largësi. Është e vështirë të rindërtosh me saktësi se cfare i tha, por mesa duket mesazhi i synuar për ish-mbrojtësin e Milanit nuk duket si mesazh i butë…

Leave a comment