Nga Farid KAHHAT-
Disa ditë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, fluturimi i disa avionëve luftarakë kinezë pranë ishullit të Tajvanit provokoi shqetësim në mbarë botën. Por ky shqetësim ishte në fakt i panevojshme pasi “zona e identifikimit të mbrojtjes ajrore” të Tajvanit, ku fluturuan avionët kinezë, është më e gjerë sesa hapësira e saj ajrore.
Po ashtu, fluturime të tilla nuk kanë qenë të pazakonta, pasi kanë ndodhur mbi 900 herë që nga krijimi i zonës ajrore. Ndërkohë, çdo krahasim midis rasteve të Tajvanit dhe atyre të Ukrainës anashkalon faktin se përtej kontekstit aktual, Tajvani është në fakt më i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara sesa Ukraina.