Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kthjellime dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

post_83

Territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në pjesën e parë të ditës, ku kthjellimet më të dukshme do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët.

Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës i thekson gradualisht vranësirat në vend duke krijuar mundësi për momente me pika shiu në skajin Veriore dhe në Juglindje të Shqipërisë, ku dhe vranësirat do të jenë më të fokusuara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 gradë Celsius deri në 25 gradë Celsius.

Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Related Posts

Leave a comment