Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kupa përgjysëm e verës të kuqe!

279018606_10166336358770241_5719973920564085425_n

Nga Ilir KADIA-

Rikardi hyri gjithë vrull,si doktor urgjence në shtëpinë e funeraleve “Alba”!
-Ku është?-më pyeti me zë të lartë ndërsa unë zbrisja shkallët e katit të dytë ku, në një sallon të gjërë ishte vendosur arkmorti me trupin e Mikut tonë Fatos Baxhaku!
I bëra me shenjë për lart dhe i hapa udhë të shkonte për atje.
M’u bë sikur Rikardi sa t’a shihte do i hiqte kapakun e arkmortit,do i mbështeste dy pëllëmbët mbi gjoksin e Baxhakut dhe do i shtypte zemrën për t’a nxitur të zgjohej!Pastaj do i mbështeste buzët mbi ato të mikut të tij më të mirë dhe do i jepte frymën e tij t’ia ngrohte mushkëritë!Fatosi pas pak do hapte sytë e do i thosh:-“Mirë bëre që më zgjove Rikard!”
“Ç’punë ke ti këtu?!”- do i thosh Rikardi e do i fuste krahun për t’a mbaruar atë kupë verë që kishin lënë përgjysëm tek Fideli…!
Apo ndoshta,po t’a dinte Baxhaku në atë fillim vjeshte, se çfarë do ndodhte me Rikardin pranverën tjetë do i lutej Zotit t’a mbante gjallë që t’i jepte frymë Rikardit e të ish ai që do t’a ftonte për atë kupën e tyre të verës të kuqe!

Leave a comment