Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kate Middleton e vetmja që po mbron familjen mbretërore nga shkatërrimi !

-640-0-6267eb666cb84

E ardhmja e monarkisë britanike mbështetet në “spatullat e holla” të Kate Middleton, sipas autores Tina Brown. Brown, libri i ri i së cilës për familjen mbretërore, “The Palace Papers”, publikohet sot, beson se familja mbretërore do të shpërbëhej nëse nuk do të ishte për Dukeshën e Kembrixhit.

Brown tha se Katet i duhej “shumë kujdes dhe strategji për të përfunduar e martuar me William”. “Ata ishin marrëzisht të dashuruar gjatë gjithë rrugëtimit, por … të bësh atë nga e dashura në  mbretëreshë të ardhshme, kjo është një rrugë me pengesa. Dhe është sikur ka gjarpërinj dhe shkallë. Në çdo moment ajo mund të kishte shkelur në terren të gabuar dhe të kishte kontakt me një gjarpër”.

Brown beson se nëna e Middleton, Carole ishte “shumë kritike në këtë. Nëna e saj e ndihmoi të shmangte gjarpërinjtë në rruges”. Ajo gjithashtu lavdëron William që zgjodhi Kate si partnere të tij, duke thënë se ai ishte i zgjuar që priti 10 vjet përpara se ta propozonte. “Ai ishte absolutisht i sigurt se ajo mund ta përballonte atë përpara se të martoheshin”, – tha Brown. “Ajo ishte e trajnuar. Askush nuk u mashtrua si Meghan, me sa duket”.

Edhe pse Brown thellohet në “dramën e ndërsjellë të varësisë” së Princit Harry dhe Meghan Markle, ajo vëren se ish-ylli i “Suits” duket se merr pjesën e luanit të fajit për largimin e çiftit nga familja mbretërore.

“Unë mendoj se është quajtur gabimisht Megxit,” vuri në dukje Brown. “Ai donte të dilte dhe ajo i mundësoi të bënte atë që donte. Ajo ishte mjaft e fortë për të thënë: ‘E di çfarë? Ti dëshiron të dalësh. Unë mund ta bëj të ndodhë’”.

Është interesante që Brown beson se vendimi i Harry-t për t’u larguar nga familja mbretërore i ka afruar Uilliam-in dhe Charles-in. “Largimi i Harry-t i ka bërë ata në mënyrë të pashmangshme më të afërt, gjë që është ironike sepse Charles ishte shumë më afër Harry-t. Ata kishin një marrëdhënie shumë të ngrohtë”, tha ajo. “Me sa duket është shumë shqetësuese për Charles. Ai është i shqetësuar për prishjen e marrëdhënies. Ai ka qenë shumë, shumë i trishtuar. Ai është lënduar shumë nga Harry”./Revistaliving

Related Posts

Leave a comment