Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mjeku Vasil Llajo flet për “Hepatitin akut”/ Misterioz dhe i rrezikshëm për jetën

Vasil Llajo

“Hepatiti akut” i përhapur në 12 shtete të botës vazhdon të mbetet misterioz për sa kohë që nuk është përcaktuar origjina e tij. Në studion e emisionit “Ditari”, në A2 CNN, mjeku shqiptar në Greqi, Vasil Llajo, tha se rastet kryesore janë te fëmijët nga mosha 3-5 vjeç.

“Vazhdon të jetë misterioz se origjina e tij nuk është përcaktuar. “Adenovirusi 41” si shkaktar? Nga të gjitha raste që janë vërejtur jo në të gjitha është konfirmuar prezenca e “Adenovirusit 41”. Hepatiti ngelet misterioz duke mos izoluar agjentin shkaktar. Deri më tani rastet e të prekurve prej tij janë deri në 16 vjeç, mbi 60% nga 3-5 vjeç. Këtu është densiteti i rasteve dhe 65 % të rasteve janë vajza. Në asnjë rast nuk është evidentuar prezenca e viruseve apo hepatiteve a, b, d, e. Në disa raste është vërejtur që koronavirusi ka kompromentuar sistemin imunitar”.

“I rrezikshëm për jetën, 10% e fëmijëve e kalojnë në mënyrë të rëndë, me temperaturë, të vjella, diarre dhe ajo që shqetëson më shumë është zverdhja e syve dhe lëkurës. Autoritetet shëndetësore në Greqi janë vënë në alert për arsye se rastet e para shumë shpejt janë përhapur në Europë. Transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes dhe feçes. Të gjitha rastet janë me prekje gastrointenstinale. Rastet mes njëra-tjetrës nuk kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin janë raste të veçuara. Dhe fakti që është gastrointenstinal mendohet që është adenovirusi një nga shkaktarët. Nuk mendoj se ka efekt vaksinimi ndaj hepatiti B është i pavarur dhe s’ka lidhje me hepatitët e zakonshëm dhe as vaksina që ka lidhje me koronavirusin. Ngelemi sërish me hepatitin misterioz. Duhen izoluar për 48 orë që të ndërpritet zinxhiri i transmetimit”.

“Është herët që të nxjerrim një konkluzion për pasoja afatgjata se dihet që hepatit A nuk lë pasoja, por hepatitet e tjera B, C dhe E lënë pasoja. Në këtë rast nuk kemi të dhëna shkencore që të sanksionojmë një rezultat për pasoja apo jo. Jemi në fillimet  e studimeve klinike të bazuara mbi këtë hepatit”.

Related Posts

Leave a comment