Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Anëtari i qeverisë britanike “kapet mat” duke parë video me pullë të kuqe në Parlament

-640-0-626a66d4068d4

Një lajm i “sikletshëm” ka bërë bujë në Parlamentin britanik.

Pas lajmeve vitin e kaluar se ishin gjetur gjumë të përdorimit të drogës, sot një hetim ka filluar nga konservatorët në pushtet të kryeministri Boris Johnson.

Pretendimet janë ngitur nga një deputet konservator.

Dyshohet se një anëtar i qeverisë, ka qenë duke parë pornografi në telefonin e tij në sallën e parlamentit por edhe ne ambientet e dhomave të komiteteve parlamentare, edhe pse ka qenë i ulur në krah te një kolegeje deputete.

Deputeti i cili po hetohet nuk i është publikuar emri, por ka qenë zv-ministër sipas medias. Akuzat janë bërë gjate një mbledhje te zhvilluar te marten ne mbremje, te grupit te deputeteve konservatore, ku kane marre pjese afro 60 deputete.

Sipas the Sunday Times te Londrës, afro 56 deputete britanike  janë aktualisht përballe akuzave per komente te pahijshme seksuale apo sjellje te tjera te renda. Kjo nuk eshte hera e pare qe  deputete britanike kane pasur probleme ne lidhje me sjelljet qe kane te bëjnë me parjen e pornografisë.

Ne Dhjetor te 2017 një deputet, Damian Green, u shkakua kur ishte praktikisht zv-kryeministër i Britanisë, pasi gënjeu pas pretendimeve se Policia kishte gjetur pornografi  ne një kompjuter ne zyrën e tij  para shume vitesh. Ne 2014 një tjetër deputet po konservator, Karl McCartney mohoj se kishte favorizuar nje pamje te një gruaje lakuriq e lidhur ne krevat e gjetur ne llogarinë e tij  ne Twitter. Ndërkohe ne 2009 një deputetë nga Laburistet, Jacqui Smith  dha dorëheqjen  pasi ne shpenzimet si deputete kishte kërkuar rimbushim edhe per dy filma pornografike te blera prej saj. I shoqi i saj, me pas, u detyrua publikisht te kërkonte ndjese duke marre ai përgjegjësinë per blerjen e filmave pornografike.

Leave a comment