Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas takimit me Putinin, shefi i OKB-së udhëton në Ukrainë për të takuar Zelenskyn

19fb5aea-cec5-4dd1-a4f3-2ece3a73babd

Pasi u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres ka udhëtuar drejt Ukrainës për të takuar presidentin Volodymyr Zelensky.

António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, do të takohet me presidentin e Ukrainës në Kiev.

Guterres ishte në Moskë në fillim të kësaj jave për t’i bërë një thirrje Vladimir Putinit për luftën. Në bisedimet e Moskës, Guterres bëri të qartë se OKB-ja i konsideronte veprimet e Rusisë një pushtim – dhe përsëriti thirrjet për Rusinë dhe Ukrainën që të punojnë së bashku për të krijuar korridore të sigurta humanitare.

Në një postim në Twitter dje pasi ai zbarkoi në Ukrainë, Guterres premtoi të “vazhdojmë punën tonë për të zgjeruar mbështetjen humanitare dhe për të siguruar evakuimin e civilëve nga zonat e konfliktit”.

Ai u tha mediave portugeze se me Putinin kishte rënë dakord në parim për të ndihmuar në evakuimin e qindra civilëve të bllokuar në një fabrikë çeliku në Mariupol. Por ai tha se operacioni ishte i ndërlikuar dhe “veçanërisht delikat”, shkruan BBC

Related Posts

Leave a comment