Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KUSH PO E RRËMBEN BUTRINTIN

butrinti
Marrëveshja, që praktikisht e privatizon Parkun Kombëtar te Butrintit, mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit përkatës është hartuar nga studio ligjore “Tashko dhe Pustina”. Ministria e Kulturës thotë në ralacionin zyrtar se studio “Tashko dhe Pustina” e hartoi marrëveshjen sipas një kontrate sponsorizimi të lidhur në vitin 2020.
Nga Klodian TOMORRI –
… Aksionierja e studios “Tashko-Pustina” pasi hartoi marreveshjen dhe pasi shkroi projektligjin qe ja jep Butrintin fondacionit te ngritur per kete qellim, eshte emeruar ne Bordin e Drejtoreve te Fondacionit. Bordi mund te jete dhe emerim honorifik. Por ai ka komptenca ne emerimin e aparatit ekzekutiv qe do te menaxhoje Parkun dhe ka vendimarrje edhe ne aspektin financiar.
Ne planin e biznesit shkruajne se bileta per te hyre ne Park do jete nga 7 deri ne 11 dollare per vizitor, por Bordi ka tager qe ta indeksoje ate sipas inflacionit. Pra ta rrise deri ne 30 per qind me shume akoma. Para e madhe. Te kushton me lire te hysh ne muzeun e Uffizit ne Firence.
Tani nese une bej nje ligj qe kalimi ne rrugen Tirane-Durres te behet me pagese dhe te ardhurat te menaxhohen nga nje Fondacion ku une te jem drejtor, ma pranon qeveria kete? Se kete ka bere ne rastin e Butrintit.
Ka dhe disa pyetje te tjera?
1-A ka qene studioja “Tashko dhe Pustina” studioja ligjore e inceneratoreve?
2- A ka derguar studioja “Tashko dhe Pustina” shkresa zyrtare per nderprerjen e kontratave tek kompanite furnitore te inceneratoreve, ne emer te ketyre te fundit?
3- Dhe me e rendesishmja. A ka qene kjo studio pjese e negocimit ne ndonje nga kontratat e inceneratoreve?
Sigurisht që në Fondacion do të jetë Ministria e Kulturës dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, por i takon qeverisë të bëjë më shumë transparencë për pikëpyetjet e ngritura.

Related Posts

Leave a comment