Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U rikthye në Met Gala pas 20 vitesh, ish-kandidatja për presidente zbulon arsyen (FOTO)

-640-0-62726ef8e1da6

Ish-kandidatja për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilary Clinton, ka marrë vëmendje të madhe në eventin e rëndësishëm të Met Gala 2022.

Ceremonia u mbajt të hënën dhe ish-Zonja e Parë e SHBA-ve u rikthye aty pas 20 vitesh.

Clinton u shfaq e veshur me një fustan në ngjyrë vishje, i cili përfaqësonte emrat e 60 grave të famshme amerikane, duke përfshirë Harriet Tubman dhe Madeleine Albright, Sekretaren e ndjerë të Shtetit. Hilary tha se po merrte pjesë për të festuar modën dhe frymën e Amerikës.

Kujtojmë se të gjithë yjet e pranishëm në Met Gala përfaqësonin ndonjë shtëpi të modës apo dizenjator, me kostumet, fustanet dhe aksesorët e tyre, që kishin për qëllim të përshtateshin me glamurin e vjetër.

U rikthye në Met Gala pas 20 vitesh, ish-kandidatja për presidente

Tema e ceremonisë ishte “Në Amerikë: Një Antologji e Modës”, që është pjesa e dytë e ekspozitës së Institutit të Kostumeve, e cila u hap më 18 Shtator dhe që eksploron origjinën e modës në Amerikë.

Rikujtojmë, se këngëtarja Lizzo u shfaq në tapetin e kuq të ‘Met Gala 2022’ me një fustan të Thom Browne. Fustani i saj mund të duket i thjeshtë në pamje, por u deshën mijëra orë për ta realizuar.

Në një klip ekskluziv nga ‘Vogue’, Browne zbuloi se fustanit të zi prej mëndafshi iu deshën 1200 orë për qëndisjen e artë me dorë, ndërsa realizimit të plotë iu deshën në total 22,000 orë.

Ndërkaq, stilisti dhe producenti i famshëm, Tom Ford ka ardhur me disa kritika dhe fjalë të ashpra për ‘Met Gala’. “Është kthyer në një festë kostumesh,”- tha Ford për ish-redaktoren e ‘New York Magazine’, Amy Odell, në një fragment të librit të saj të ardhshëm, “Anna: The Biography”, botuar nga Time.

U rikthye në Met Gala pas 20 vitesh, ish-kandidatja për presidente

U rikthye në Met Gala pas 20 vitesh, ish-kandidatja për presidente

Leave a comment