Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjenerali amerikan: Putini tashmë ka dështuar!

w1-ukrputincall-a-20140330-scaled-e1648739780916-780x439-1

Presidenti rus Vladimir Putin, ka dështuar në qëllimet e tij fillestare të luftës, sipas ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA, gjeneral Herbert McMaster.

“Të gjitha supozimet mbi të cilat Putini e bazoi pushtimin e tij dolën të rreme,” tha ai për Sky Neës, duke treguar dështimin për të marrë qytetet e Kievit dhe Odesës.

Edhe pse ka një mundësi që Putini mund t’i shpallë zyrtarisht luftë Ukrainës deri në Ditën e Fitores më 9 maj, gjenerali McMaster tha se Rusia ka probleme që nuk mund të zgjidhen brenda disa javësh.

Sa i përket ofensivës së fundit të Rusisë në Ukrainën lindore, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare tha se nuk beson se ajo do të përmbushë objektivat e saj.

Forcat ruse deri më tani nuk kanë arritur të marrin asnjë qytet të madh, pavarësisht se disa ekspertë fillimisht besonin se Ukraina do të binte brenda pak ditësh.

Leave a comment