Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DETAJE/ Vrasja në Tiranë, autori dhe viktima në një lagje, si nisi sherri brenda lokalit

-640-0-6276486af0eff

Të tjera detaje janë mësuar nga vrasja e ndodhur paraditen e sotme të ndodhur në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në një lokal pranë “Harry Fultz” duke shkaktuar panik te të pranishmit.

Autori Oligert Dhimitri dhe viktima Ilir Kapo janë në të njëjtën lagje.

Ata janë konfliktuar për motive të dobëta, duke bërë që 37-vjeçari të godasë me thikë 60-vjeçarin Kapo, duke i shkaktuar vdekjen.

Policia ka shoqëruar në komisariat Dhimitrin për veprime të mëtejshme. Mësohet se ky i fundit ishte në gjendje të dehur.

Të njëjtat burime informojnë se 37-vjeçari është përdorues i lëndëve narkotike. /GSH

Related Posts

Leave a comment