Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministrja gjermane trondit me paralajmërimin: Kërcënimet e Putin për armët bërthamore duhet të merren seriozisht

-800-0-7d547ab948a616d95c413d32c9a6f59c

Ministrja e Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock, dje tha se kërcënimet e presidentit të Rusisë Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore duhet të merren seriozisht.

“Një fuqi bërthamore po bën një luftë brutale sulmuese në derën tonë. Nëse kjo nuk e frikëson dikë, atëherë ose gënjen ose nuk e ka kuptuar situatën,” tha Baerbock.

Sipas protothema.gr, skenarët e kërcënimit bërthamor qarkullojnë në orët e fundit për paradën e madhe ushtarake që do të zhvillohet të hënën në Moskë dhe çfarë do të thotë Putin në përvjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe ndërkohë që pushtimi i Ukrainës është në ditën e 73-të.

Regjimentet që luajtën një rol kyç në luftë do të parakalojnë përpara udhëheqjes shtetërore dhe presidentit, fjalimi i të cilit do të mbahet në Sheshin e Kuq dhe do të jetë nën syrin vigjilent të gjithë botës. Në të kaluarën, ai moment ishte shpesh një lloj “dritare” në mendjen e preidentit të Rusisë Vladimir Putinit, sepse përdori 9 majin për të dërguar mesazhe për qëllimet dhe planet e tij.

Mediat ndërkombëtare vlerësojnë se presidenti rus do të tregojë forcë dhe do të paralajmërojë me “pasojat e botës”.

Related Posts

Leave a comment