Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjuha shqipe futet si lëndë me zgjedhje në Harvard

hm_3.19.21_return-3_sm

Gjuha shqipe është futur si lëndë me zgjedhje për herë të parë në Universitetin e Harvardit, për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lajmin e ka bërë të ditur Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në Harvard.

Sipas tij, lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese.

“Sot kam kënaqësinë të ndaj me ju një lajm shumë të gëzueshëm sa i përket gjuhës sonë shqipe. Në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho kemi arritur që të fusim lëndën e gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore për herë të parë në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve. Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese” shkruan ai.

Related Posts

Leave a comment