Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Me vendim qeverie, nga e marta vaji i lulediellit në Shqipëri vjen nga…

-640-0-6278fcdacbd1e

Qeveria ka njoftuar se nga e marta, vaji i lulediellit do të vijë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut.

Lajmin për mediat e ka bërë të ditur në një konferencë për mediat ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Kjo marrëveshje është arritur mes dy vendeve theksoi ministrja në kuadër të bashkëpunimit nga nisma “Ballkani i Hapur”.

“Nesër Republika e Maqedonisë së Veriut, do marrë vendim të rëndësishëm që do çelë eksportet e vajit të lulediellit për Shqipërinë që ishte një produkt që siç kemi bërë të ditur është një produkt që importohej nga Ukraina dhe ka pasur mungesë në tregjet ndërkombëtare e arsyeja pse çmimet kanë qenë më të rritura.

Dua të siguroj që marrëdhënia e dy vendeve në kuadër të tregtisë do vijojë të jetë shumë e mirë e do vijojmë të lehtësojmë gjithë procedurat që kemi marrë përsipër në kuadër të Open Ballkan”, tha Ibrahimaj.

I pranishëm në konferencë ishte edhe ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

“Më gëzon fakti që kemi rritje të bashkëpunimit tregtar. Nëse bëjmë krahasim nga shkëmbimi tregtar i para kohës së tregtisë jemi më mirë në tremujorin e këtij viti, ku kemi tejkaluar shumën e 200 milionë eurove të shkëmbimit tregtar i cili nuk ka qenë më shumë se 140 milionë euro, sipas të dhënave të Entit Statistikor“, theksoi Bekteshi.

Leave a comment