Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Makina humb kontrollin dhe del jashtë rruge, përfundojnë në spital dy persona

-640-0-627b52084e494

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Blinisht të Lezhës.

Bëhet e ditur se një makinë tip “Benz” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge në arë.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë e aksidentit, janë plagosur dy persona të cilët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Leave a comment