Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama për Berishën: S’kam kërkuar dënim, por hetim të ish-kryeministrit non grata

1652256245_Screenshot1-770x433

Në një konferencë të mbajtur ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka folur lidhur me deklaratat e tij për hetimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha të shpallur “non grata” nga SHBA.

Ai tha se të kërkosh më shumë nga drejtësia kur vettingu po bën 5 vjet, SPAK-u po mbush 3 vjet nuk do të thotë të bësh presion, por është një kërkesë legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia.

Më tej ai përmendi 21 Janarin, Gërdecin dhe tha se Berisha duhet të hetohet. Ai theksoi se askush nuk ka thënë që ish-kryeministri të dënohet se këtë nuk e përcaktojmë ne por të hetohet.

“Presion mbi drejtësinë? Çfarë duhet të thonim për deklaratat e BE dhe SHBA ku është kërkuar ndëshkimi i politikanëve apo gjykatësve të korruptuar? Sipas meje jo, nuk ka presion mbi drejtësinë. Çfarë presioni është të kërkosh hetimin e një ish presidenti dhe një ish kryeministri të shpallur non grata nga SHBA me akuzat më të rënda të mundshme që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi? Sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet e këtij vendi duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi të qartë, juve mund të provoni të kundërtën. Unë nuk kam kërkuar dënim, por hetim. Dënimin nuk e vendosim ne, por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi, është domosdoshmëri.

Të zbardhet e vërteta nga një drejtësi e drejtë dhe e pavarur. Që janë të pavarur nuk ka pikë diskutimi, prandaj duhet të clirohet nga çdo frikë e të kaluarës dhe më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk ekziston, të hetohet nëse është apo nuk është. Këtë ta tregojë hetimi i drejtë dhe i pavarur. Të hetohet Gërdeci. Janë dhjetëra të vrarë e qindra të plagosur. Të hetohen disa skandale të mëdha financiare e korruptive. Çfarë presioni e ngutje është kjo? Nuk është ngutje se jemi në fund të vitit 3 dhe nuk kemi folur. Të gjithë baltën për këtë ngurrim të pajustifikueshëm e kam mbajtur unë personalisht”, tha Rama.

Leave a comment