Një incident ka ndodhur ditën e sotme teksa kryeministri Edi Rama së bashku me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja kanë zhvilluar një konferencë për mediat, me në fokus organet e drejtësisë dhe vendimmarrjet e tyre.
Ndër të tjera në fjalën e tij Rama është shprehur se nuk quhet ndërhyrje fakti që ai i kërkon SPAK-ut që “të mos gjuante cironka me dinamit” duke theksuar se ky institucion duhet të merret me luftën ndaj korrupsionit dhe jo me hetime procedurash.