Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Drejtor në Shqipëri, hajdut në Spanjë/ Ja çfarë shkruajnë mediat spanjolle për kreun e UKT-së

-640-0-627bff1f828e6

Arrestimi i drejtorit të UKT në Kurbin, Alfred Prodani, për vjedhje, bëri bujë deri në mediat spanjolle. Ka qenë pikërisht prestigjozja MARCA e cila i ka kushtuar një artikull Prodanit, pasi ky është personi i cili vodhi shtëpinë e sulmuesit të Real Madrid, Karim Benzema.

Policia shqiptare, në një operacion të koordinuar me Interpolin, ka arrestuar përgjegjësin dhe drejtuesin e grabitjes në shtëpinë e Karim Benzema-s. Grabitja ndodhi më 27 shkurt 2019 gjatë ndeshjes në Santiago Bernabeu ku Barcelona mundi Real Madridin në rezultatin 0-3.

Arrestimi i Prodanit, i cili ishte përfshirë në grabitjen e 40 shtëpive të tjera në Spanjë që nga viti 2013, ndodhi në Laç me kërkesë të një gjykate në La Coruña në të ashtuquajturin ‘Operacioni Coruña’. “El Periódico” publikon se provat kundër Alfred Prodanit, i cili mohon të jetë i përfshirë në këto grabitje, “janë bindëse” dhe se “nuk asnjë gabim”.

Arrestimi i Prodanit për vjedhjen e shtëpisë së Benzemës në vitin 2019 ka shkaktuar një zhurmë të madhe në Shqipëri.

“Ka grabitur Benzemën dhe e kanë emëruar drejtor. Nëse arrin të grabisë Messin, do ta bëjnë ministër”, deklaroi Kreshnik Spahiu, kreu dhe anëtar i Aleancës ‘Aleancës Kuq e Zi’. Gazeta ‘Albanian Daily News’ kujton se në vitin 2019 Sali Berisha, ish-kryeministër shqiptar, akuzoi drejtpërdrejt Prodanin si përgjegjës për këto vjedhje.

Related Posts

Leave a comment