Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përse nuk ka kritika kundër TV-ve?

auto_269913635_4920583428009157_4378425154336809660_n1640817179
Nga Emi KROSI –
Të gjithë ishin pjesë e një maskarade turpëruese për “sojin e kulturës shqiptare” në tërësi, kur them kulturë ( pa ofenduar as vajzën, sidomos pamjen e saj fizike, veshjen etj.), sepse ajo ka një staf që përfaqëson një shtet, dhe të gjithë janë përgjegjës.
1. Fillesat që nga festivali i këngës në RTSH, që mbahet me taksat tona, sidomos festivali i fundvitit evenimenti më madhështor, për kohën e kaluar, është kthyer në biznes të ulët antivlere, ku fituesi përcaktohet nga folësia (paraqitësia) dhe jo nga një juri profesionale.
2. Kritikët d.m.th. panelistët e zellshëm
“mbyllin sytë” ose zbythen thotë: z. Tupja, sepse kanë “interesat” e tyre si zëdhënës të padrejtësisë , ku zëri nuk ekziston, helbete unë nuk prekem, se nuk i jap zë injorancës.
3. Kurrë nuk ka pasur kritikë gazetareske, lëre më për gazetat e shkruara, me gafa dhe gabime të tmerrshme gjuhësore dhe drejtshkrimore të gazetarëve amatorë, ku vetëm politika “begeniset” se ky vend nuk ka asnjë hall tjetër, deri dhe tek tjetërsimi i kulturës, nga disa faqe letrare, me gjoja “pseudopoetë” fb-istësh.
4. Mania, për të qenë të gjithë kritikë, kritikë mbi kritikë, të vetëvlerësuar, për të treguar se jemi modernistë/ postmodernistë dhe në muzikë ( rrep, rrok, hip/hop, etj), jemi “verbuar” nga inati, ku të talentuarit nuk kanë “miq” dhe paraqitjet skandaloze, marrin çmime të pamerituara.
5. Po çfarë është teksti? Pjesë që mendoj se e njoh ndopak, pra teksti, poezia, vjersha ( thoni si të doni), duhet të paktën të ketë tre stofa ta hajë djalli dhe një refren se:
a) teksti pa fjalë, me ulërima dhe tundje flokësh nuk është tekst,
b) pa mesazh dhe linjë fabulore të qartë,
c) tekst pa strukturë poetike,
d) kur kemi modele tekstesh nga festivalet në vite, që akoma mbahen mend.
6. Muzika (unë nuk marr vesh nga muzika) por ka mbytur tekstin. Një muzikë zhurmuese, ulëritëse, që nuk nuk ka as motive dhe as vijë melodike ( të paktën kur është teksti i mirë dhe muzika e dobët, mbetet diçka, por të dyja të dobëta), turp vërtetë, kurse balerinët me fustane aziatike, sikur po marshonin për në luftë në Ukrainë.
7. Ka pasur edhe këngëtarë të nivelit të mirë, por që kanë dështuar në Eurofest, sepse herë përkthimi, herë paraqitja, herë mosmarrëveshjet, herë buxheti, dhe janë katandisur këngëtarët shqiptarë, si një thelë kaposhi.
8. Disa herë kanë “fituar” ata që quhen “talente” nga akademitë televizive të konkurseve muzikore, por pa akademi të vërtetë shkollore, dhe përherë kritika e muzikës ka heshtur ose ka hedhur ndonjë “shashkë”, kur dikujt i janë prekur interesat.
9. Duke mos gjykuar askënd, sidomos këngëtaren, krejt stafi i TVSH -së duhet të kritikohet, për çmimet e pamerituara që jep festivali ( dhe vetë shoqëria që miraton në kor këngën fituese), paraqitja shqiptare “shënon” arritje të dukshme, sidomos kur vetë këngëtarët nuk dinë çelësin e solit dhe pentagramin, kurse tekstshkruesit, as që e dinë se çështë metafora.
Shënim: (asgjë personale, as me këngëtaren, që për atë është sukses, të jetë në atë skenë gjigante).

Leave a comment