Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Balla pas takimeve me Idrizin dhe Mediun: Do takohemi sërish për emra konkretë

Screenshot_1-16

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka dalë nga kryesia e Kuvendit bashkë me Eliza Spiropalin dhe Damian Gjiknurin. Në një prononcim për mediat, Balla është shprehur se taklimet me dy krupet parlamentare të opozitës kanë qenë të frytshme dhe se janë dakordësuar për të dhënë emra konkretë.

Balla tha se ky ishte raundi i dytë i takimeve me opozitën

“Kemi zhvilluar një raund të dytë takimesh me 2 nga grupet parlamentare. Dua tju them që me të dyja grupet ka pasur gatishmëri për të hedhur emra konkretë. Mediu kishte një qasje që opozita të vijë me një propozim të përpashkët.

S’kemi më mundësi që t’i shtyjmë afatet. Sot më në fund kemi arritur që vendosim piketa.

Ne kemi rënë dakord që të ulemi në orët në vijim për emra konkretë”,-tha Balla.

Leave a comment