Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidenti i ri, reagon OSBE: Duhet një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit

-640-0-627e14b8aefa9

Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.

Ende nuk ka një emër konkret nga ana e palëve, ndërsa pritet të diskutohet rreth profilit dhe kritereve që duhet të plotësojë kreu i ri i shtetit.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka nisur takimin me Mesila Dodën, kryetaren e grupit parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” për të diskutuar rreth profilit të presidentit të ardhshëm të vendit.

Është parashikuar që më pas Balla do të takohet edhe me kreun  e grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediun.

Negociatori nga radhët e demokratëve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj refuzoi ftesën e Ballës dhe konfirmoi se nuk do të ketë takim me të këtë të premte.

Related Posts

Leave a comment