Modelja e njohur, Adrola Dushi, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel. Gjatë intervistës, vëllezërit Veshaj e pyetën nëse e kishte uruar ish-bashkëshortin për lidhjen e re.
Adrola nuk ngurroi që t’i bënte një urim Adis Patushit, i cili prej disa muajsh është duke shijuar lidhjen e tij me këngëtaren e njohur, Fifi. Çifti duket i pandashëm, pasi shfaqet në çdo moment bashkë. E madje nuk ngurrojnë që herë pas here të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.