Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Makina inteligjente bën namin/ Për 2 orë pezullohen 60 leje drejtimi dhe vendosen 105 gjoba

Screenshot_7-8-770x433

Policia e Shtetit informon se për dy orë monitorim me makinën inteligjente në Rrugën e Kombit, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 105 gjoba, për tejkalim të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Makina inteligjente ka skanuar automjete që qarkullonin  me shpejtësi nga 137 km/h deri në 192 km/h.

2 kilometra më tej pozicionimit të makinës inteligjente në Rrugën e Kombit, patrulla e Policisë Rrugore kanë ndaluar automjetet e evidentuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia thotë se masat e marra nuk janë të përkohshme, por kontroll i pandërprerë për të parandaluar aksidentet rrugore.

Leave a comment