Më datë 10 dhe 12 maj u mbajtën dy gjysmëfinalet e “Eurovision 2022”, ku u shpallën dhe pjesëmarrësit që kaluan për në finalen e madhe që do të mbahet ditën e sotme në Torino të Italisë.
Pas konferencës për shtyp të dy gjysmëfinaleve, EBU zbuloi rendin e drejtimit për shfaqjen e madhe. “We Are Domi” i Republikës Çeke do të hapë finalen me “Lights Off” dhe “Stefan” i Estonisë do ta mbyllë mbrëmjen me “Hope”.