Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Thirrjet dëshpëruese për ndihmë/ Regjistrimi audio zbulon sekondat e fundit të anijes ruse Moskva para fundosjes (VIDEO)

-640-0-aac216d7ccf2911c9f0cf019aff6cba9

Fundosja e anijes ruse Moskva ka ardhur me detaje të reja teksa janë zbuluar disa regjistrime audio të ekuipazhit që kërkon ndihmë.

Një anëtar bën thirrje dëshpëruese për ndihmë përpara se anija luftarake të fundosej.

Ushtria ukrainase pretendon se ky regjistrim është para mbytjes së anijes 12,490 tonësh,në Detin e Zi. Anëtari i ekuipazhit dëgjohet në regjistrim duke thënë se anija është goditur dy herë dhe tani ajo po anon anash. Rusia ka pretenduar më parë se anija u mbyt më 14 prill pas një shpërthimi municioni në bord.

Shefi i Flotës së kryqëzorit admirali Igor Osipov, nuk është parë i gjallë që nga fundosja e Moskës dhe Kremlini mohon se ai ka vdekur në bord.

“Komunikimi me urën është ndërprerë, ka heshtje. Po shkon anash, po anohet. Pjerrësia është 30 gradë. Po shkon anash.Nuk ka asnjë mënyrë për të lëvizur. Ne do të përpiqemi të bëjmë një shpëtim të ekuipazhit,” tha anëtari i ekuipazhit.

Është raportuar gjithashtu se SHBA-ja se ka ndihmuar Ukrainën në fundosjen e Moskva. Një zyrtar amerikan tha se SHBA ndanë  me inteligjencën ukrainase koordinatat e vendndodhjes së kryqëzorit të raketave ruse, por nuk e dinin se  Ukraina kishte planifikuar të godiste Moskva.

Leave a comment