Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Presidenti i ri/ Balla: Ne e kemi gati listën tonë, në tre raundet e para të drejtën e propozimeve e ka opozita

1652862891_balla-752x440

Kreu i grupit parlamentar te PS, Taulant Balla tha se PS e ka gati listen me kandidatet per Presidentin e ri, por nuk do te propozoje emra para raundit te katert.

Per te gjetur konsensusin me opoziten, Balla ftoi grupet parlamentare te sjellin kandidaturen diten e hene.

“Pse nuk po propozon PS emra? PS nuk ka një proces që nuk e përgatit në kohë, e përgatit me muaj jemi përgatitur kemi dy muaj që jemi përgatitur për këtë proces, kemi bërë seanca brenda nesh, kemi marrë propozime, kemi bërë shumë konsultime e kemi gati dhe ne një short listë tonën, por e vërteta është që në tre raundet e para të drejtën e propozimeve e ka opozita”, theksoi Balla.

Leave a comment